Policia greke ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, shpërndarës kokaine, pas një bastisjeje në një apartament në zonën e Zografou në Athinë.
Oficerët e policisë kishin studiuar lëvizjet e 34-vjeçarit trafikant, i cili fillimisht u ndalua jashtë shtëpisë së tij, të cilën më pas i bënë kontrollin e imtësishëm, ku u zbuluan 1 kg e 660gramë kokainë, një peshore elektronike precize, 650 euro cash dhe dy celularë.
Ndaj tij është ngritur një çështje dhe është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.
Ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tij janë duke vazhduar.