Kapet me drogë dhe 53 mijë euro cash, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Kapet me drogë dhe 53 mijë euro cash, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:56
Policia italiane

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali.

Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Siç raportojnë mediet italiane në banesën e shqiptarit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash dhe 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 2 makina, një furgon dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat