E motra ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Greqi, shqiptarja: Ishte një krim

Diaspora

E motra ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Greqi, shqiptarja: Ishte një krim

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:01
Klaudia Lata

Motra e shqiptares Klaudia Lata e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, ka folur për mediat greke në gjendje të rënduar psikologjike.

Klaudia e cila ishte studente e Mjekësisë Ushtarake, ndodhej me partnerin e saj në tren por humbi jetën tragjikisht nga përplasja fatale që ndodhi në Larisa. Motra e saj, Xheni Lata, duke folur për mediat greke ka kërkuar drejtësi pasi siç tha ajo, vetëm kështu do i pushojë shpirti.

“Motra ime nuk erdhi në Athinë por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditët e karnavaleve. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe ajo donte të rezervonte një udhëtim kthimi, por ne nuk mundëm ta gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit motra ime kishte provime dhe ajo erdhi në Patra për të më parë mua. Ajo donte të ishte vetëm në shtëpi se kishte mësimet e saj. Kështu donte të argëtohej dhe erdhi në Patra. Kaluam shumë mirë. Kur u nis me tren fola me të dhe më tha se ishte në Palaiofarsalos dhe se ishin vonuar. E dija saktësisht se ku ishte ulur. Dhe nëna ime kishte folur me kamerë me të. Ajo ishte ulur në mensë me të dashurin e saj“, është shprehur ajo për mediat greke.

Shqiptarja thotë se motra e saj ndoshta e ndjeu se diçka do ndodhte prandaj i kërkoi të dashurit që të ndryshonin vendin.

“Në momentin e fundit sikur ndjeu diçka dhe i tha të dashurit të gjente një vend në vagonat e tjerë pasi treni ishte plot. Kishin orë të gjata në mensë dhe ajo ndihej e lodhur. I dashuri i saj iku dhe ajo qëndroi atje. I dashuri i saj bëri 10 hapa dhe aty ndodhi përplasja“, tha ajo. “Ishte padyshim një krim, këto gjëra nuk ndodhin. Sa më shumë pikëllim të ndiejmë, aq më shumë zemërim kemi. Ne duam që çështja të mos harrohet,” përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat