Kishin gati çdo gjë, parandalohet sulmi terrorist në Greqi, arrestohen 2 persona

Diaspora

Kishin gati çdo gjë, parandalohet sulmi terrorist në Greqi, arrestohen 2 persona

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:47
Policia greke

Policia greke dhe Shërbimi Informativ Kombëtar kanë çmontuar një rrjet terrorist që, me udhëzime nga jashtë, po planifikonte sulme kundër objektivave të përzgjedhur me kujdes në territorin grek.

Mbi bazën e informacioneve të mbledhura dhe të përpunuara nga Shërbimi Informativ Kombëtar, janë kryer operacione të koordinuara të EYP-së dhe Shërbimit Antiterrorist në zona të ndryshme të territorit.

Sipas mediave greke, në kuadër të këtyre veprimeve të koordinuara të dy Shërbimeve, u arrestuan dy pakistanezë, 29 dhe 27 vjeç.

Ata u arrestuan si bashkëpunëtorë të drejtuesit terrorist, i cili vepronte jashtë vendit, si “truri” i rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat