Transportonte emigrantë ilegalë drejt Britanisë, 16 muaj burg për të riun shqiptar

Diaspora

Transportonte emigrantë ilegalë drejt Britanisë, 16 muaj burg për të riun shqiptar

Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:37
Flavian Suka

Një 27-vjeçar shqiptar dhe një shtetas britanik janë dënuar me burg, pasi akuzohen se trafikonin emigrantë ilegalë drejt Britanisë.

Bëhet fjalë për Flavian Suka, me banim në Londër, i cili është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg.

Mediat e huaja shkruajnë se është dënuar dhe britaniku Stephen Orgar, 45 vjeç, i cili është arrestuar në vitin 2019, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë shqiptarë.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e Sukës në Londër, u gjetën dhe u sekuestruan 20 mijë paund cash dhe kokainë me vlerë 88 mijë paundë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat