Gazetari me origjinë nga Kosova nominohet për çmimin Wallenberg 2023 në Suedi

Diaspora

Gazetari me origjinë nga Kosova nominohet për çmimin Wallenberg 2023 në Suedi

Më: 23 maj 2023 Në ora: 10:33
Diamant Salihu

Gazetari me origjinë nga Kosova që jeton në Suedi është nominuar për një çmim tepër të rëndësishëm.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Stokholm.

Ky çmim ndahet nga Akademia Raoul Wallenberg. Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi Wallenberg jepet për “individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg”.

Ky çmim do të ndahet me 27 gusht 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat