Në Luzern të Zvicrres, në kuadër të LKSHM, dhe Shoqatës Humanitare Bamirëse «Nënë Tereza» në prani të një publiku të gjërë organizohet një mbrëmje kulture-letrare kushtuar shkrimtarit, poetit, eseistit, kritikut dhe studiusit Prend Buzhala.
Sofra e diasporës shqiptare si gjithherë rri e shtruar dhe e pranishme, sikur na thërret e na bashkon bujarisht në çdo kohë me atë thjeshtësinë dhe fisnikërinë e vet, që të afrohemi rreth saj dhe jo vetëm, të shprehim edhe mallin, kulturën dhe traditat tona.
Kjo mbrëmje e veçantë, do moderohet me aktorët e njohur Dan Morina, dhe Veli Berisha, të cilët me moderimin dhe humorin e tyre ia shtuan kësaj mbrëmje një atmosferë të këndshme.
Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe konsuli i Republikës së Kosovës, në Cyrih, zotëri Vigan Berisha, dhe zonja zavendës ambasadore Shukrie Ramadani, të cilët përshëndetën bashkëatdhetarët dhe iniciativën e kësaj mbrëmje, duke e përgëzuar edhe shkrimtarin Prend Buzhala, për veprimtarinë e tij shumë të plleshme, poashtu duke dhënë një pasqyrë të zhvillimit dhe arritjet e mërgatës në këtë vend, ku promovohen interesat e këtij populli, si dhe rrolin e diasporës dhe lidhjet e tyre me atdheun.
Në emër të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” foli Nue Zalli, poashur edhe nikoqiri i këtij organizimi don Anton Uka, misionar i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern të Zvicrres, me çrast njëri dhe tjetri do gjejnë edhe shumë fjalë të mira për veprimtarinë e shkrimtarit të madh Prend Buzhala.
Në këtë mbrëmje kishte të pranishëm edhe shumë penda tjera letrare, dhe dashamirë të librit dhe fjalës së shkruar, të cilët kishin përgaditur një varg shkrimesh me rëndësi, që pasqyrojnë ligjërimin e prozës poetike të Prend Buzhalës.
Një vlerësim që i bëhët veprave të P.Buzhalës, vjen edhe nga kryetari i LKSHM, poeti Musa Jupolli, poeti, publicisti dhe kritiku letrar Shefqet Dibrani, poeti dhe publicisti Brahim Avdyli, poeti Mentor Thaqi, shkrimtari dhe kritiku letrar Muharrem Blakaj, poeti dhe veprimtari Bardhec Berisha, dhe të tjerë.
Si gjithherë në fund e merr fjalën edhe përsonazhi i këtij tubimi të kësaj mbrëmje festive, zotëri Prend Buzhala, i cili i falenderoi organizatorët e kësaj mbrëmje dhe nikoqirin e saj, duke shkëputur edhe disa fjalë rasti për të falenderuar si gjithmonë bashkëatdhetarët e vet në diasporë, si dhe mikpritjen e bujarinë me zemër.
Poeti Prend Buzhala, do të shkëpuste edhe disa poezi të veçanta, të cilat lënë mbresa të thella e në veçanti ishin poezia, “Heroi i rrugëve” dhe ajo e stilit “Jasharisht”, ndonse janë poezi të veçanta, që do të lëxohen me ëndje, duke e kuptuar edhe lidhjen shpirtërore të poetit, që shpreh qëndresën e pa shëmbëllt dhe të rrallë të familjes heroike në vendin tonë.
Nikoqirët e kësaj mbrëmje për të respektuar bashkëatdhetarët e tyre organizuan një apero me pije dhe ushqime, të cilët e kishin përgaditë enkas për të nderuar miqtë e kësaj ngjarje të rëndësishme.
Prend Buzhala, është poet, prozator, studius i letërsisë, eseist, kritik letrar, redaktor e recensionues i shumë librash, i cili është vlerësuar me shumë çmime letrare dhe ka të shkruara mbi 130 vepra.
Ishte drejtues i Arsimit Komunal në Klinë, profesor dhe drejtor i Bibliotekës publike të qytetit. Ndër të tjera Prend Buzhala, gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, ishte korrespondent dhe reporter i luftës, por edhe i paqës në vend.
Prendi, ishte në shënjestër dhe i përgjuar nga njësitët sekrete dhe policia serbe të ish-Jugosllavisë, dhe gjatë vitëve të ’90-ta, arrestohet dhe burgoset, duke u keqtrajtuar me dhjetra herë, të cilit do ti ndalohet edhe e drejta e botimit dhe në gazetat publike.
Dhe siq thotë poeti Bardhec Berisha, në një koment për Prend Buzhalën; Në duart e tij gjuha nuk është zbukurim, por dhëmbje që kërkon drejtësi, në mendjen e tij, letërsia nuk është strehë, por fushë betejë, ku çdo varg është një goditje në ndërgjegjën e kohës.