U kap duke fshehur kokainën në të çarat e mureve, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

U kap duke fshehur kokainën në të çarat e mureve, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 18:22
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar në Itali, pasi u kap me drogë. Autoritetet kapën të riun në flagrancë ndërsa vendoste drogën në disa të çara në mure dhe më pas rikthehej për t’i marrë dhe shitur te përdoruesit.

Ai u pikas në lëvizjet dhe sjelljet e dyshimta, teksa policia zbuloi pikat ku vendoste lëndën narkotike. Në dy prej këtyre pikave zbuloi 9 doza kokainë dhe vijuan të monitoronin në distancë 26-vjeçarin, para se t’i vinin prangat.

Në momentin që u rikthye për t’i marrë, karabinierët e futën në kurth. Shqiptari bëri rezistencë dhe u përpoq të arratisej duke sulmuar fizikisht edhe efektivët, por pa sukses. Me vete iu gjetën edhe pesë doza të tjera kokaine, duke e çuar totalin në katërmbëdhjetë.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1360 euro cash. Gjykata e Perugia e vlerësoi arrestimin të ligjshëm dhe urdhëroi masën paraprake të ndalimit të qëndrimit në territorin e rajonit të Umbrias.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat