Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Valencia të Spanjës pas goditi me grusht një oficer policie, i cili e ndaloi për ta identifikuar. Sipas mediave spanjolle, ai i kërcënoi policët se do i vriste sapo të lirohej nga burgu.
Sipas mjekut ligjor, i cili bëri ekzaminimet përkatëse, i riu ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe momentalisht ndodhjet në një siptal psikiatrik të qytetit.
Mediat shkruajnë se në momentin që 24-vjeçari shqiptar u ndalua nga policia ishte i shtrirë në trotuar pranë Plaza del Ayuntamiento, ku ishte mbledhur një numër i madh njerëzish për të ndjekur një festë lokale.
Mëngjesin e sotëm ai doli përpara gjykatës, por për shkak të gjendjes mendore të rënduar, gjyqtarja tha se nuk nuk mund te jepte një deklaratë.