Ndjekje si në filma, trafikanti shqiptar përplas dy makina të policisë dhe plagos një oficer!

Diaspora

Ndjekje si në filma, trafikanti shqiptar përplas dy makina të policisë dhe plagos një oficer!

Më: 15 prill 2026 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar shqiptar i akuzuar për trafik droge në Itali, u arrestua por jo pa pasoja në krahun tjetër.

Teksa bëri një ndjekje si nëpër filma në rrugët e Riminit, policëve iu desh që të shkatërronin dy makinat e tyre dhe madje një prej oficerëve të plagosej në aksident.

Shqiptari do akuzohet përveç trafikut, edhe për rezistencë dhe plagosje të një zyrtari publik, si dhe “arratisje të rrezikshme” për moszbatim të urdhrave të oficerëve për të ndaluar gjatë një pike kontrolli.

U gjetën 1 kg kokainë, hashash, tre mjete dhe mbi gjysmë milioni euro cash, të ardhura nga biznesi ilegal. Nën procedim edhe gruaja e shqiptarit.

Policia tha se pikasi mjetin “Fiat Doblo” furgon me ngjyrë të bardhë, me të cilin transportohej droga.

Oficerët ngritën postbllokun në zonën e Rimini Sud. Oficerët urdhëruan automjetin të ndalonte, duke u prezantuar si oficerë të Policisë së Shtetit, por shqiptari pasi fillimisht ngadalësoi, e vuri marshin, duke goditur një nga oficerët dhe duke u përplasur me  kangjellën mbrojtëse  dhe automjetin që po përdornin. Më pas ai u largua me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Tre ekipe iu vunë në ndjekje deri në Via Flaminia Conca, ku pas manovrave të rrezikshme dhe pasi goditi patrullat e hetuesve, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me dhunë në një mur të ulët. Pavarësisht goditjes së fortë, burri u përpoq të ikte në këmbë, por u kap dhe u arrestua shpejt.

Gjatë hetimit, në dhomën e gjumit të të arrestuarit dhe gruas së tij, gjithashtu shtetase shqiptare, u gjetën mbi 1 kg kokainë dhe 35 gramë hashash, të gjitha materialet e përdorura për paketimin e drogës.

Për më tepër, afërsisht gjysmë milioni euro u sekuestruan brenda automjetit dhe brenda sirtarëve të apartamentit të dy shqiptarëve.

Brenda furgonit Fiat Doblò të përdorur nga i arrestuari, u zbulua një ndarje e tërheqshme me kyç mekanik, e përdorur zakonisht për transportin e narkotikëve ose mallrave të tjera me origjinë të paligjshme.

I arrestuari u dërgua në burgun lokal për t’u dënuar, ndërsa gruaja e tij, e cila nuk kishte precedentë penalë, u akuzua në gjendje të lirë për posedim të lëndëve narkotike, informon media italiane.

Gjithashtu nën sekuestro u vunë një motoçikletë dhe një “Audi A6”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat