Shqiptarët në Gjenevë mblidhen në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Diaspora

Shqiptarët në Gjenevë mblidhen në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 21:07
Njoftimi

Një manifestim në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paralajmëruar të mbahet këtë të diel në Gjenevë të Zvicrës.

Sipas njoftimit, tubimi do të zhvillohet në “Sheshin e Kombeve të Bashkuara”, duke filluar nga ora 14:00.

Me sloganet kryesore “Jo në emrin tim” dhe “Paanshëm, për atdhe”, organizatorët synojnë që përmes këtij tubimi të përcjellin mesazhin e mbështetjes ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Manifestimi vjen në kuadër të reagimeve pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat