E mërkurë, 24 prill 2024
  • Kisha e vogël e ndërtuar në vitin 1855, u përshtat në shtëpi banimi

    Një kishë në Angli, e ndërtuar në vitin 1855, është kthyer në një shtëpi të pazakontë, por të ngrohtë.

    Gjatë transformimit në vitin 2006, disa karakteristika origjinale të kishës u mbajtën, por brendësia e ndërtesës u modernizua. Kisha në fakt është shndërruar në një shtëpi me dy dhoma.

    Ndodhet në Ilfracombe, një vendpushim afër bregdetit dhe në një vend të pasur me histori.

    Atraksione të shumta ndodhen shumë afër dhe mund të shkohet deri atje pas një shëtitjeje të shkurtër. Një tunel në shkëmb çon në një plazh privat. Rreth kishës ka kopshte.

    Një punë e shkëlqyer është bërë brenda, tani ka një zonë pritjeje me një kuzhinë me plan të hapur dhe një shkallë spirale të çon në katin e parë. Në katin e parë ka dy dhoma gjumi të mëdha dhe një banjë, ndërsa banja tjetër është në katin përdhes.

1 / 7