E premte, 19 prill 2024
  • Enterieri modern skandinav prej 35 metrash katrorë

    Kjo banesë e e vogël në afërsi të Stokholmit është bërë një shembull i vërtetë se si një hapësirë prej 35 metrash katrorë mund të shndërrohet në një vend të këndshëm për të jetuar. Stili skandinav ka arritur popullaritet të madh viteve të fundit në saje të bukurisë dhe thjeshtësisë së vet.

    Posaçërisht është i përshtatshëm për hapësira të vogla, sepse krijon një enterier të freskët, të ndritshëm dhe të pangarkuar, duke iu falënderuar bardhësisë dominuese, e cila është një nga tiparet kryesore të këtij stili.

    I gjithë enterieri është i hapur dhe i lidhur. Radhitja e hapësirave është organizuar në atë mënyrë që shkon rreth dhomës së gjumit e cila është e vendosur në qendër të banesës, fizikisht e ndarë me mure prej xhami.

    Në banesë hyhet drejtpërdrejt nëpërmjet dhomës së ditës, por aty është edhe tarraca mjaft e madhe. Të gjitha detajet në apartament janë rregulluar në mënyrë të përsosur dhe janë një funksion i qëndrimit më praktik dhe të rehatshëm.

    Janë reduktuar ngjyrat natyrale me disa theksime të së kaltrës, mobiliet minimale në dhomën e ditës, dyshemeja prej druri dhe dy lule të mëdha janë aty për të freskuar dhomën e ditës.

1 / 11