E shtunë, 20 prill 2024
  • Delfinët e pabesueshëm ngjyrë rozë të lumit Amazona

    Imagjinoni sikur të ishit duke shëtitur me barkë në lumin e mrekullueshëm të Amazonës, dhe një delfin ngjyrë rozë noton përkrah jush. Megjithse tingëllon si një fantazi, kjo është në fakt e vërtetë, delfinët rozë ekzistojnë dhe jetojnë në zonën e Amazonës.

    Ata arrijnë deri në 2.5 metra gjatësi dhe peshojnë rreth 180 kg, pra është një nga kategoritë më të mëdha të delfinëve. Këto krijesa lindin e jetojnë fillimisht në liqenet e krijuara nga përmbytjet sezonale.

    Megjithë pamjen e tyre të pazakontë, delfinët nuk lindin në këtë ngjyrë. Kur vijne ne jete ata janë në një ngjyrë të mërzitshme gri dhe gradualisht teksa arrijnë pjekurinë kthehen në rozë.

    Ngjyra e tyre rozë mund të bëhet më e theksuar në varësi të faktorëve të jashtëm si dieta, ekspozimi ndaj diellit. Delfini rozë i  Amazonës mori statusin specie e mbrojtur në vitin 2018.

    Një nga veçoritë që i dallon ata nga kushërirët e tyre të detit është se në vend të flatrës së kurrizit, delfini rozë në vend të saj ka vetëm një gungë. Ujërat e kënetat e Amazonës strehopjnë një mori speciesh të rralla e mahnitëse.

1 / 10