Lushtau: Ciu,ciu, nuk po dëgjoheni, kah jeni a kah po shkoni

Futboll

Lushtau: Ciu,ciu, nuk po dëgjoheni, kah jeni a kah po shkoni

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:57
Ciu,ciu, nuk po dëgjoheni, kah jeni a kah po shkoni

Drenica është futur në seri negative duke pësuar tri humbje radhazi në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Bledar Devolli e pësoi humbjen e parë me skuadrën “kuqezi” kundër Gjilanit në udhëtim, kurse dy humbje tjera erdhën në ‘folenë’ e Drenicës. Së pari u mposht nga Ballkani dhe tashmë nga skuadra e Llapit.

Për ecurinë e skuadrës ka reaguar edhe ish-trajneri i klubit, Tahir Lushtaku.

“Ciu,ciu, nuk po dëgjoheni, kah jeni a kah po shkoni”, ka shkruar Lushtaku përmes një storje duke ia bashkangjitur një fotografi duke festuar me ekipin sa ishte në krye të Drenicës.

Drenica në ndeshjen e radhës do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u përballur me Arbërinë.

Pas pesëmbëdhjetë ndeshjeve të zhvilluara skuadra e Devollit ka mbledhur 18 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat