Ibrahimoviçi i Kosovës luan 26 minuta në fitoren e Augsburgut

Futboll

Ibrahimoviçi i Kosovës luan 26 minuta në fitoren e Augsburgut

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:25
Amiri tentoi ta ekzekutonte shpejt rivënien anësore, por trajneri i Augsburgut, Manuel Baum, nuk ia dorëzoi topin. Për këtë veprim, Baum u ndëshkua me karton të kuq

Augsburgu ka shënuar fitore para tifozëve të vet, duke mposhtur Mainzin me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 10-të të Bundesligës gjermane.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, u aktivizua në minutën e 64-të, duke luajtur 26 minutat e fundit të takimit dhe duke kontribuar në fitoren e skuadrës vendase.

Për Augsburgun realizuan Gregoritsch (19', 48') dhe Bah (36'), ndërsa golin e vetëm për Mainzin e shënoi Königsdo rffer në minutën e 51-të.

Një episod i pazakontë ndodhi në minutën e 43-të.

Sipas mediumit gjerman “Kicker”, Amiri tentoi ta ekzekutonte shpejt rivënien anësore, por trajneri i Augsburgut, Manuel Baum, nuk ia dorëzoi topin. Për këtë veprim, Baum u ndëshkua me karton të kuq.

Augsburgu ngjitet në vendin e 10-të me 12 pikë, ndërsa Mainzi renditet tri pozita më poshtë, me dy pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat