Fshati me mbi 500 banorë, me fushë si loçkë, ia bën 8 me 2 Ferizajt

Futboll

Fshati me mbi 500 banorë, me fushë si loçkë, ia bën 8 me 2 Ferizajt

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Fshati me mbi 500 banorë, me fushë si loçkë, ia bën 8 me 2 Ferizajt

Fshati Prelez i Muhaxherëve pasurohet me fushë të futbollit dhe vërtet është superiore! 

Ky fshat është rreth 7-8 kilometra larg nga qyteti i Ferizajt apo gjendet përreth magjistrales për Prishtinë! 

Merre me mend, fshati me qindra banorë ka një fushë si loçkë siç shihet edhe në foto, ndërsa Ferizaj si qyteti i dytë më i fuqishmi financiarisht në Kosovë, nuk e ka cilësinë e kësaj fushe të mrekullueshme! Prelezi i Muhaxherëve shkëlqen me fushë, ia bën 8 me 2 Ferizajt! 

Image

“Ferizaj im ende me asfalt e kanalizime, kurse Prelezi i Muhaxherëve me stadium profesional. I përgëzoj për këtë iniciativë e cila ishte bërë në bashkëpunim me bashkëfshatarët..

Ferizaj mbi 160.000 banorë, një stadium!

Prelezi i Muhaxherëve 550 banorë, 1 stadium”, ka shkruar ditë me parë Vigan Shaqiri, trajner i KFF Vizionit nga Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat