​Me golin ndaj Valencias, Messi barazon rekordin e Peles

Futboll

​Me golin ndaj Valencias, Messi barazon rekordin e Peles

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Lionel Messi

Barcelona është duke u ballafaquar me Valencian në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të kampionatit spanjoll të futbollit të njohur si La Liga.

Rezultati pas pjesës së parë është 1-1, derisa Barcelona e riktheu baraz-peshën me golin e superyllit argjentinas Lionel Messi në minutën e 45’.

Ky gol i realizuar nga numri 10 i “Katalanasve” ka një rëndësi te veçantë për sulmuesin nga Argjentina pasi ai me këtë rast ka barazuar numrin e golave të realizuar për një skuadër me legjendën e Brazilit Pele.

Tashmë Messi ka realizuar 643 gola, aq sa kishte edhe legjenda e futbollit botëror Pele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat