Futbollisti shqiptar i jep tjetër goditje Juventusit

Futboll

Futbollisti shqiptar i jep tjetër goditje Juventusit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Futbollisti shqiptar i jep tjetër goditje Juventusit

Renate po kalon një sezon shumë të mirë në Serinë C, teksa deri në këtë fazë të kampionatit kryson renditjen dhe duket shumë pranë ngjitjes në Serinë B. Në javën e 17-të, skuadra ku luajnë 3 shqiptarë, si Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erald Lakti, kishte përballë një kundërshtar aspak të lehtë, si Juventusi U-23.

Ishte pikërisht Kabashi, ai i cili i dha fitoren Renates në minutën e 85’. Bardhezinjtë kishin kaluar të parët në avantazh falë golit Korreias në minutën e 65’, por De Sena barazoi shifrat në minutën e 78’, para se Kabashi të përmbyste rezultatin.

Renate në minutën e 84’, fiton penallti dhe te pika e 11-metërshit shkon futbollisti shqiptar, i cili tregohet i saktë dhe menjëherë pas golit nis festën e fitore.

Me këtë fitore Renate shkëputet në krye të renditjes me 38 pikë në grupin A, ndërsa Juventusi i 23-vjeçarëve pëson humbjen e tretë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat