Brdariç: E nisëm shumë mirë lojën...

Futboll

Brdariç: E nisëm shumë mirë lojën...

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Brdariç: E nisëm shumë mirë lojën...

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç foli në “Gol pas Goli” pas fitores 5:1 në Shkodër ndaj Skënderbeut, duke shprehur vlerësimet për futbollistët kuqeblu për gjithçka kanë bërë deri në këto momente.

“E nisëm shumë mirë lojën dhe nuk i dhamë shanse kundërshtarit. Ishte gjithçka e organizuar në mënyrë perfekte. Kemi 20 lojtarë, madje edhe më shumë. Është diçka pozitive që të gjithë po luajnë dhe po argëtohen në fushë. Lojtarët kanë dëshirë për të luajtur bashkë, kemi rreth gjysmë viti bashkë dhe kjo është shumë pozitive për ekipin tonë.”

Pritshmëritë për merkaton: Nuk pres ndonjë gjë të veçantë, por do të largohen 2-3 lojtarë. Kaq është ajo që mund të zbuloj.

Taktika: “Nuk kanë rëndësi vetëm pikët, por edhe sistemi i lojës tonë. Ka rëndësi t’u përshtatemi edhe kundërshtarëve, ndryshojmë skema dhe lojtarët përshtaten të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat