Premierliga vjen me dy duele interesante, Everton – Man City dhe Aston Villa – Chelsea

Futboll

Premierliga vjen me dy duele interesante, Everton – Man City dhe Aston Villa – Chelsea

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Ilustrim

Sot Premierliga vazhdon me ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 16-të.

Everton do të ndeshet me Manchester City, duel që do të përcaktojë vendin e dytë në tabelë. “The Toffies” gjenden në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 29 pikë, tre më pak se lideri Liverpool. Carlo Ancelotti ka bërë punë të mahnitshme që nga rdhja në klub dhe rezultatet e  tregojnë këtë gjë.

Për Everton pritet të mungojnë lojtarë si: Allan, Delph, Digne, Gbamin dhe Richarlison të cilët janë të lënduar, ndërsa James Rodriguez është në dyshim.

Manchester City ka rikthyer formën e mirë pas serisë negative që pati, ata gjenden në pozitën e gjashtë me 26 pikë tre më pak se Everton, në rast të fitores ata mund të dalin në pozitën e dytë në tabelë.

Për “Citizens” pritet të mungojnë lojtarë si: Gabriel Jesus, Eric Garcia dhe Kyle Walker. Jesus dhe Walker rezultuan pozitivë ndaj COVID-19 ndërsa Garcia është i lënduar.

Dueli tjetër interesant do jetë ndërmjet Aston Villas dhe Chelsea. “The Blues” kërkojnë këndelljen pas tre disfatave në katër lojët e fundit. Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ishte tejet i pakënaqur me lojtarët në disfatën ndaj Arsenal, madje ai tha se do të ndërronte këto pavarësisht se kush është, yll apo jo.

Chelsea qëndron në pozitën e tetë me 25 pikë gjithsej, ndërsa Aston Villa ka befasuar me formën e mirë këtë sezon, ata janë një pozitë më lart se Chelsea, përkatësisht në pozitën e shtatë me 25 pikë.

Për londinezët pritet të mungojnë Hakim Ziyech i cili është ende i lënduar, ndërsa tek Villa nuk do të jenë të gatshëm, Tyrone Mings, Trezeguet, Wesley dhe Barkley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat