Sulmuesi më i mirë në Kosovë: Për mua ka qenë një vit i jashtëzakonshëm 

Futboll

Sulmuesi më i mirë në Kosovë: Për mua ka qenë një vit i jashtëzakonshëm 

Nga: K.G. Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Sulmuesi më i mirë në Kosovë: Për mua ka qenë një vit i jashtëzakonshëm 

Sulmuesi më i mirë në Kosovë, Mirlind Daku, anëtar i nlnkampionit vjeshtor Ballkanit nga Theranda, reprezentues i Kosovës, ka një mesazh të qartë.

“Përkundër vështirësive të mëdha që ka pasur ky vit për të gjithë, për mua ka qenë një vit i jashtëzakonshëm.

Pasi viti 2019 nuk shkoi siç desha,në vitin 2020 kam rigjetur formën më të mirë te Ballkani ku falë punës së madhe kanë ardhur edhe rezultatet e mira me gola e asistime.

Nuk do ta harroj kurrë këtë vit, pasi ëndrra ime për të luajtur me Kombëtaren A është bërë realitet. Shpresoj që 2021 të jetë vit edhe më i mirë, duke fituar trofe dhe të jem edhe më lart në karrierë.

Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur fort gjatë këtij viti, do të vazhdoj të punoj që të ju bëjë krenar dhe të ju shpërblejë për besimin dhe mbështetjen që ma keni dhënë. I juaji Mirlindi” – ka shkruar Daku në rrjetin social facebook. Daku është shënuesi më i mirë gjatë vjeshtës, me gjithsej 21 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat