Shpëtim shpëtimtari

Futboll

Shpëtim shpëtimtari

Nga: K.Goca Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:33
Lulzim Imeri - zyrtar i klubit, majtas dhe Shpëtim Idrizi - kryetrajner, në të djathtë

Shpëtim Idrizi gjatë do të mbahet mend si kryetrajneri që e shpëtoi Trepçën ‘89 nga Mitrovica. 

Ai në javën e fundit shpëtoi Trepçën ’89 me fitoren në Drenas, me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit.  

Me këtë fitore Trepça ’89 mbetet në elitë, duke e zënë vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa Flamurtari bie në pozitën e nëntë me 43 sosh dhe largohet nga liga.

Idrizi, dikur kapiten i ekipit, tani trajner, u shndërrua në hero sportiv, sepse pak ia kishin besën se do t’ia arrijë qëllimit në javët e fundit, duke e pa përkeqësimin e bilancit, por ia doli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat