Unitedi mëson çmimin e Aarons, ja sa duhet të paguajë

Futboll

Unitedi mëson çmimin e Aarons, ja sa duhet të paguajë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Max Aarons

Manchester Unitedi ka mësuar çmimin e mbrojtësit të Norwich Cityt, Max Aarons.

“Djajtë e Kuq” momentalisht në krahun e djathtë kanë Aaron Wan-Bissaka, por duan një tjetër lojtar që të garojë me të për vendin në formacionin bazë.

Thuhet se klubi anglez e ka vëzhguar në muajt e fundit dhe nëse e duan në janar duhet të paguajnë vlerën e 20 milionë eurove.

Barcelona dhe Tottenhami gjithashtu treguan interesim për lojtarin gjatë verës, por nuk ia dolën të mbyllin marrëveshjen shkaku i gjendjes financiare.

Mbetet të shihet nëse Unitedi do paguajë këtë vlerë që ta transferojë në afatin dimëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat