Pele nuk pranon se Ronaldo i theu rekordin, thotë se është golashënuesi i të gjitha kohërave me 1283 gola

Futboll

Pele nuk pranon se Ronaldo i theu rekordin, thotë se është golashënuesi i të gjitha kohërave me 1283 gola

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:11
Pele dhe Cristiano Ronaldo

Legjenda braziliane, Pele nuk e pranon se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka thyer rekordin me gola zyrtare.

Braziliani ka të shënuar 757 gola zyrtarë, derisa dje portugezi realizoi golin e 758 në karrierë.

Mirëpo, Pele nuk është i pajtimit që ka shënuar vetëm 757 gola dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një veprimi në rrjetin social Instagram.

Pele tek biografia ka shënuar se është golashënuesi numër një i të gjitha kohërave me 1283 gola të shënuar.

“Tri herë kampion i Botës

Golashënuesi i të gjitha kohërave (1283)

Lojtari i shekullit nga FIFA

Ambasador global dhe humanitar”, shkruhet në biografinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat