L’Equipe lë Messin jashtë nga formacioni më i mirë i vitit 2020

Futboll

L’Equipe lë Messin jashtë nga formacioni më i mirë i vitit 2020

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:29
Lionel Messi

Organizatorët e ndarjes së Topit të Artë, L’Equipe, e kanë publikuar formacionin më të mirë të vitit që lamë pas.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është lojtari i vetëm nga La Liga që është përfshirë në përzgjedhjen e gazetës prestigjioze franceze.

Formacioni dominohet nga futbollistët e Bayern Munichut që fituan tripletën në sezoni e kaluar, ndërsa spikat mungesa e Lionel Messit.

Edhe pse Barcelona pati një sezon zhgënjyes, argjentinasi arriti të shënonte 31 gola në të gjitha garat në edicionin e kaluar, ashtu që shumëkush do ta konsiderojë befasi mungesën e tij në formacion.

Robert Lewandowski, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, Manuel Neuer e Thiago Alcantara (tash te Liverpooli) – janë pesë lojtarët e Bayernit në formacion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat