Derbi largohet nga kryeqyteti

Futboll

Derbi largohet nga kryeqyteti

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:32
Derbi largohet nga kryeqyteti

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndryshe nga derbi i parë që u luajt në kryeqytet në “Air Albania”, sfida e dytë derbi do të luhet në Elbasan.

SITUATA – Kjo pasi stadiumi “Air Albania” është kthyer në qendër vaksinimi për COVID-19 e si pasojë, sfida është zhvendosur. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dje në stadiumin e kryeqytetit së bashku me ministren Manastirliu, ku inspektuan qendrën e ngritur posaçërisht për vaksinimin e pacientëve.

ORARI – Takimi mes Partizanit dhe Tiranës, do të luhet me datë 21 janar, në orën 18:00. Megjithatë, ky orar mund të ndryshojë, në rast se Qeveria vendos një tjetër orë policore.

SFIDA E PARË – Ndeshja e parë derbi mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 0-0, ku nuk munguan polemikat.

Sidomos në sekondat e fundit të takimit, ku pati një kontakt në zonë mes Asanit dhe Muçit. Pas 12 ndeshjesh të luajtura, Partizani ka tri pikë më shumë se Tirana dhe renditet në vend të tretë, ndërsa bardheblutë renditen në vendin e gjashtë të tabelës në Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat