Vedat Muriqi shënon 3 gola me Lazion

Futboll

Vedat Muriqi shënon 3 gola me Lazion

Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:50
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi prej kohësh flitet se mund të largohet nga Lazio në merkaton e janarit, teksa shkak për këtë është bërë forma e sulmuesit të Kosovës, i cili  deri tani nuk ka bindur trajnerin dhe drejtuesit.

Megjithatë futbollisti shqiptar ka gjetur ditën e sotme golat e parë me fanellën e Lazios, ndonëse nuk ishte ndeshje zyrtare.

Trajneri Inzagi vendosi të zhvillojë një ndeshje miqësore, mes lojtarëve të ekipit të parë që janë aktivizuar më pak dhe skuadrës Primavera.

Ndeshja u fitua 6-4 nda ekipi i parë, me Muriqin që shkëlqeu në këtë ndeshje, duke realizuar tripletë golash dhe duke i dërguar kështu një mesazh drejtuesve dhe trajnerit për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat