Milani kontakton Chelsean për Fikyo Tomorin

Futboll

Milani kontakton Chelsean për Fikyo Tomorin

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:13
Fikayo Tomori

Milani është duke tentuar që të transferojë Fikayo Tomorin nga Chelsea, raporton Fabrizio Romano.

Rossonerët kanë filluar bisedimet me The Blues për të transferuar mbrojtësin e talentuar anglez.

Frank Lampard e ka pranuar se Tomori nuk është në planet e tij për këtë edicion dhe nuk përjashtohet huazimi i tij deri në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton Romano, Milani ka shumë interesim për të transferuar anglezin që shihet si një lojtar me potencial të madh.

Nëse skuadra italiane arrin marrëveshje me Chelsea për transferimin e Tomorit, atëherë mund të përfshihet edhe opsioni me të drejtë blerje.

Lojtari thuhet se e ka pranuar kalimin në San Siro, mirëpo shënjestra kryesor e Milanit mbetet Mohamed Simakan i Strasbourgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat