Mbi 300 mijë njerëz e përcollën fluturimin e Ozilit për në Turqi

Futboll

Mbi 300 mijë njerëz e përcollën fluturimin e Ozilit për në Turqi

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:14
Mesut Ozil

Mesut Ozil ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në botën e futbollit.

Ai është larguar nga Arsenali dhe do t’i bashkohet klubit nga Superliga e Turqisë, Fenerbahce.

Fluturimin e tij nga Londra në Stamboll e përcollën 312,676 persona.

Image

Kjo tregon ndikimin që ka ish-ylli i Real Madridit, ndonëse ka kohë që nuk ka luajtur.

Ai u largua nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara aty, duke bërë184 paraqitje dhe duke realizuar 33 gola dhe duke kontribuuar me 54 asiste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat