Nuk u lejua të paraqitej ndaj West Ham

Futboll

Nuk u lejua të paraqitej ndaj West Ham

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:56
Nuk u lejua të paraqitej ndaj West Ham

Trajneri i West Bromwich Albion, Sam Allardyce mund të jetë në probleme të mëdha me autoritetet e Ligës Premier.

Pasi ishte përjashtuar nga kombëtarja e Anglisë vite më parë, Big Sam do të jetë shumë i zënë në këto kohë, pasi sërish ka probleme me ligjin.

Ai do të duhet tani të sqarojë mënyrën se si e transferuan Robert Snodgrassin dhe përse nuk u lejua të luante kundër West Hamit.

Sipas Allardyces, Snodgrass që bëri debutimin e tij te Baggies në fundjavë, nuk luajti në atë takim shkaku i një marrëveshje mes të dyja klubeve.

Liga Premier tani ka filluar hetimet se çfarë marrëveshje është mes klubeve, pasi siç dihet tashmë klubet edhe nëse huazojnë lojtarë nuk mund të ndalojnë lojtarin të luajnë.

Lojtari ka kaluar përfundimisht te WBA, mirëpo në këtë javë ai nuk u lejua të luante kundër Çekanëve.

Nuk është e çartë se çfarë marrëveshje është bërë në mes të dyja klubeve, por që nuk do të ishte befasi nëse Allardyce do të ndëshkohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat