Ekipi i Topallit nuk i ka kryer pagesat, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Futboll

Ekipi i Topallit nuk i ka kryer pagesat, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:56
Foto Ilustrim

Stërvitja e ekipit të Superligës së Turqisë, Yeni Malatyaspor, e paraparë të mbahej sot është anuluar.

Kjo pasi lojtarët e kanë bojkotuar stërvitjen për shkak të mospagesave të klubit ndaj tyre.

Malatyaspor, klub në të cilin luan edhe futbollisti shqiptar, Jetmir Topalli nuk ka shlyer detyrimet financiare që ka ndaj futbollistëve, ndërsa në shenjë hakmarrje, lojtarët nuk kanë dalë në stërvitje sot.

Në fundjavë, Yeni Malatyaspor do të përballet me Galatasarayn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat