Manchester Utd nuk ka nevojë për blerje të reja

Futboll

Manchester Utd nuk ka nevojë për blerje të reja

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:26
Manchester Utd nuk ka nevojë për blerje të reja

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se klubi i tij nuk ka nevojë për përforcime, sepse e ka një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë.

Pasi e udhëhoqi Unitedin drejt vendit të tretë në Premierligë sezonin e kaluar, Solskjaer e përforcoi skuadrën me lojtarë si Donny van de Beek, Alex Telles, Edinson Cavani dhe Facundo Pellistri në verë.

Ndërsa, marrëveshja me Atalantën për transferimin e Amad Diallo u arrit muaj më parë dhe ai tani e ka kompletuar kalimin në Old Trafford për rreth 45 milionë euro.

I pyetur nëse Unitedi do të blejë lojtarë sot, trajneri norvegjez tha: “Nuk mendoj, jo. Do të habitesha nëse do të kishim prurje.”

“Skuadra është e fortë, është e mbushur me cilësi. Mua ende m’u duhet të lë lojtarë jashtë skuadrës kohë pas kohe”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat