Ambasadori gjerman viziton FFK-në 

Futboll

Ambasadori gjerman viziton FFK-në 

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:55
Ambasadori gjerman viziton FFK-në 

28 janar, 2021 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde me bashkëpunëtorë, e ku të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtori teknik, Michael Nees.

Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë për vazhdimin e  përkrahjes së FFK-së, derisa u shpreh i lumtur për sukseset e saj.

Gjatë këtij takimi ambasadori Rohde u njoftua për mundësinë e vazhdimit  të memorandumit të mirëkuptimit,  të cilin e kanë nënshkruar federatat e të dyja vendeve.

Po ashtu, diplomati gjerman solli si donacion edhe disa pajisje sportive për FFK-në.

Në anën tjetër presidenti Ademi e falënderoi ambasadorin Rohde për gatishmërinë dhe përkrahjen që shteti gjerman në përgjithësi i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, derisa shprehu bindjen se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë projektet e përbashkëta me DFB-në.

Në fund të takimit presidenti Ademi nderoi ambasadorin gjerman me një fanellë të Kombëtares së Kosovës dhe me një dhuratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat