Shkakton 'tërmet' te Bayerni

Futboll

Shkakton 'tërmet' te Bayerni

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:34
Shkakton 'tërmet' te Bayerni

Lucas Hernández nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij te Bayern Munich dhe për këtë arsye nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit që gjiganti gjerman i ka propozuar. Ky fakt është duke shkaktuar një tërmet brenda klubit, pasi Salihamidžić (drejtori sportiv) është irrituar me Flick për faktin se ai preferon të rreshtojë Alaba dhe Boateng para francezit.

Nëse Lucas nuk është i lumtur dhe nuk ka shkëlqimin që dëshiron, ai nuk do të rinovojë.

Disa muaj më parë, ai siguroi se do të largohej nëse nuk shihej si lojtar i rëndësishëm në Bavari. Për këtë arsye, Salihamixhiqi po bën presion tek Flick për ta llogaritur më shumë francezin. Sidoqoftë, trajneri gjerman vazhdon të mbajë si startues Alaba dhe Boateng. Çështja e Alaba është e qartë, pasi ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Pa Alaba dhe pa Lucas, Bayerni do të kishte një problem të madh pas. Në moshën 24 vjeç, Lucas kërkon të bëjë një hap përpara, të jetë një nga qendrat më të njohura të momentit. Ai ka një kontratë në fuqi me Bayernin deri në vitin 2024, por duhet të shohim nëse e përmbush atë… Me statusin aktual, francezi do të kërkojë të largohet patjetër, sepse do të luajë rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat