Juventusi mund të fitojë gjithçka “çdo vit”

Futboll

Juventusi mund të fitojë gjithçka “çdo vit”

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:32
Juventusi mund të fitojë gjithçka “çdo vit”

Juventusi mund të fitojë gjithçka “çdo vit” sepse “kur e keni Cristiano Ronaldon në skuadër, gjithmonë ndeshja starton 1-0 për ju”, thotë Christian Vieri.

Legjenda e Interit e sheh ‘Zonjën e Vjetër’ edhe këtë vit favorit në gjithë trofetë, sidomos në Serie A, ani pse Juve është shtatë pikë prapa liderit, Milanit.

Ronaldo është njeriut që sipas Vierit mund ta ndihmojë Juven të fitojë gjithçka.

Ai deri më tani ka shënuar 20 gola në 22 paraqitje, statistika mbresëlënëse për një futbollist që brenda pak ditësh do të mbushë 36 vjet.

“Juve mund të fitojë gjithçka çdo vit. Ata kanë ekip fantastik”, tha Vieri.

“Kur e keni Cristiano Ronaldon në skuadër, gjithmonë e startoni ndeshjen 1-0”.

“Pirlo është fantastik. Në futboll ju humbisni ndeshje, fitoni ndeshje, është diçka normale. Ai tashmë ka fituar trofe. Ai ka një ekip fantastik dhe mund të fitojë gjithçka këtë sezon. Natyrisht, pak a shumë skuadra mund të humbasë motivimin ndonjëherë, imagjinoni nëntë vite me radhë duke fituar Scudetton, deshët apo s’deshët do të humbisni motivimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat