Dardanët të revoltuar: Të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës

Futboll

Dardanët të revoltuar: Të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:43
Dardanët të revoltuar: Të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës

Tifozët Dardanët janë të revoltuar me futbollistin shqiptar, Kemal Ademi. Ai ka thënë se po shkon drejt Kombëtares së Zvicrës, që nënkupton, se nuk do t’i bashkohet Kosovës.
Tifozët “Dardanët” sërish reagojnë ashpër.

“Është koha që të merr fund një fenomen tejet negativ. Është koha që të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës nga manipulantë të ndryshëm nga vende të ndryshme. Është koha që këta njerëz t’i emërojmë dhe të mos merremi më me ta në të ardhmen.

Kombëtarja duhet te jetë zgjedhje zemre për secilin lojtar me origjinë nga Kosova. Fanella e Kosovës peshon shumë më rëndë sesa lehtësia me të cilën disa individë tentojnë ta keqpërdorin si mjet shantazhi në raport me kombëtare të tjera.

Përderisa ne respektojmë të drejtën e çdo lojtari për të bërë zgjedhjen e tyre, secili duhet ta dijë që fanella e Kosovës është nder dhe përgjegjësi, e jo objekt negocimi.

Gjithashtu, është esenciale që FFK të siguroj që praktika e keqpërdorimit të vlerës dhe imazhit të Kosovës nga lojtarë të papërgjegjshëm të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Kemi nevojë për lojtarë që na përfaqësojnë njëmend, jo për tuxharë.

Kemal Ademi (dhe ca tjerë para tyre) Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori”, shkruajnë “Dardanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat