Gjithçka ndryshon me 180 gradë

Futboll

Gjithçka ndryshon me 180 gradë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Gjithçka ndryshon me 180 gradë

PSG po mundohet që të rinovojë me sulmuesin Kylian Mbappe.

Ky i fundit nuk ka firmosur ende kontratën e re, madje deri më tani nuk kishte pranuar që të dëgjonte asnjë fjali në lidhje me një mundësi të tillë.

Mbappe duket se ka ndryshuar mendim duke parë problemet ekonomike të Realit. Ai mund të rinovojë për dy vite të tjerë dhe më pas të presë madrilenët që të kalojnë krizën ekonomike.

Reali duket se nuk do të arrijë të firmosë këtë verë me 22-vjeçarin. Problemet ekonomike të “Los Blancos” kanë bërë që Mbappe të mbetet në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat