Sejdini ka mbështetjen e plot nga numri një i UEFA-s

Futboll

Sejdini ka mbështetjen e plot nga numri një i UEFA-s

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Sejdini ka mbështetjen e plot nga numri një i UEFA-s

Sejdini ka mbështetjen e plot nga numri një i UEFA-s!

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë të udhëhequr nga presidenti Muamed Sejdini dhe sekretari i Përgjithshëm Filip Popovski, në selinë e UEFA-së në Nion të Zvicrës zhvilluan një takim pune me presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin dhe drejtorin e Shoqatave Kombëtare të UEFA-së, Zoran Lakoviq.

Me ftesë nga njeriu i parë i Shtëpisë së Futbollit Europian, Aleksandar Çeferin, presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së në takim diskutuan zhvillimet aktuale në futbollin e Maqedonisë, mbështetja e UEFA-së për projekte të rëndësishme zhvëllimore të FFM-së si dhe pjesëmarrja e përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Europian.

UEFA dhe presidenti i saj Aleksandar Çeferin vlerësojnë se suksesi dhe progresi i FFM-së nën udhëheqjen e Muamed Sejdinit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat