Ademi takohet me një trajner legjendar në Doha të Katarit

Futboll

Ademi takohet me një trajner legjendar në Doha të Katarit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:12
Ademi takohet me një trajner legjendar në Doha të Katarit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qenë i ftuar në Doha të Katarit nga FIFA për të parë nga afër ndeshjet e Kampionatit Botëror për klube.

Gjatë qëndrimit disa ditor në këtë vend, Ademi ka pasur takime të shumta.

I pari i FFK-së ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino me presidentët e konfederatave dhe federatave kombëtare në Doha të Katarit.

Gjithashtu presidenti Ademi është pritur edhe nga ambasadori i Kosovës, Amir Ahmeti në Doha.

Ndërkohë gjatë ndeshjes finale, Ademi ka pasur një takim special me trajnerin legjendar francez Arsene Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat