COVID-19 sërish në futbollin shqiptar, e pëson futbollisti i kampionëve në fuqi

Futboll

COVID-19 sërish në futbollin shqiptar, e pëson futbollisti i kampionëve në fuqi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:46
COVID-19 sërish në futbollin shqiptar, e pëson futbollisti i kampionëve në fuqi

COVID-19 zbarkon te Tirana. Një prej titullarëve të kampionëve në fuqi, Filip Najdovksi, ka dalë pozitiv në testin e bërë në Maqedoninë e Veriut, pasi një testi të bërë para grumbullimit me përfaqësuesen e vendit të tij.

FFK ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije se një futbollist ka dalë pozitiv dhe pjesa tjetër e ekipit është izoluar, por nuk e zbulon emrin. Vetë Najdovski e ka konfirmuar se është i prekur nga COVID-19.

Ai ka folur për “Panorama Sport” dhe është shprehur se është mirë dhe tani pret që të kthehet negativ dhe të jetë gati për ndeshjet në vijim te Tiranës. Kundër Teutës ai nuk luante dot për shkak se ishte i pezulluar prej kartonëve të verdhë.

Në kampin bardheblu presin që sa më shpejt Najdovski të kthehet negativ dhe të bashkohet me ekipin. Me shumë mundësi edhe me Vllazninë do të mungojë dhe shpresohet të jetë gati për duelin me Bylisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat