Esat Mehmeti me disa pyetje, që nga kontratat e majme mbi 40 mijë marka e deri të Ertan Xhihiqi... 

Futboll

Esat Mehmeti me disa pyetje, që nga kontratat e majme mbi 40 mijë marka e deri të Ertan Xhihiqi... 

Nga: K.Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Esat Mehmeti me disa pyetje, që nga kontratat e majme mbi 40 mijë marka e deri të Ertan Xhihiqi... 

Legjenda e futbollit, ish portieri i mirënjohur i viteve të 70-ta dhe të 80-ta, Esat Mehmeti, ka disa pyetje interesante për futbollin e Kosovës. Ai e ndan futbollin në tri epoka dhe po ashtu ka përmendur edhe kontrata të majme të viteve të 90-ta, në kohën e okupimit, të periudhës së gjeneratës së sakrificës. 

“Analiza e 30 viteve në FFK. 30 vite nga pavarësimi i futbollit...

Dua të bëjmë një analizë së bashku me ju ,miq të mi të respektuar, një analizë, që ta pasqyrojmë sa më mirë e më drejtë, rrugëtimin e futbollit të Republikës së Kosovës. E krejt kjo, për të njohur e shërbyer për të nesërmen. Rinia jonë të mësojë e ta dijë për sakrificën vuajtjen e gjeneratës, të mirat, po edhe për dobësitë, që u shfaqën gjatë kësaj periudhe.

- Unë, këtë periudhë të veprimit tonë, në organizimin e jetësimin e gjithanshëm të futbollit, do ta ndaja në 3 dekada:

1. - Dekada e  parë mbijetimit të futbollit - Gjenerata e sakrificës -  Republikës së pavarur të  Kosovë - Ibrahim Rugova.
2. Dekada e dytë e pasluftës - e rimëkëmbjes - komandantëve.

3.  - Dekada e tretë e lobimit, njohjes dhe pranimit...Fadil Vokrri.

Ju ftojë për analizë, ju dashamirë e miq të futbollit, ish lojtar, trajner, refer etj. ta japim secili mendimin, kontributin, që sa më real, e më mirë ta elaborojmë e begatojmë rrugëtimin e futbollin tanë gjatë këtyre 3 dekadave...

1. Dekada e parë; Gjenerata e sakrificës - Republikës së Kosovës- Ibrahim Rugova...
- Organizimi i kryesisë, donatorëve e lojtarëve, trajnerëve, referëve, delegatëve...Kontributi ishte i madh -  kolosal kolektiv dhe individual. 

Disa individëve e paguan shtrenjtë - dhanë shumë pa kursye shifra të larta parash...për  lojtar, refer,... e shpenzime tjera për klub!? (Për këtë më së miri do të tregojë donatori që shkriu pasurin e vet z. Ertan Xhihiq e disa të tjerë , fatkeqësisht disa nuk janë në mesin tonë (Selamiu, Shuku etj.)?

 Shpenzimet për ndërkombëtarizim dhe mbijetim ishin të larta. Lojtarët ishin më të merituarit, më guximtar. Anekënd Kosovës derdhën djersën e gjakun e tyre, e besa disa prej tyre me jetë e paguan...!

Ishin klube numerikisht rekord se deri më sot...Disa mezi që ia dilnin, Por, kishte ekipe që ishin mirë të organizuar, bile edhe më mirë se sot, për shërbimet e lojtarëve e trajnerëve paguheshin shumë e parave tepër mirë...!?

Po, kishte lojtar që edhe në atëkohë të okupim, bënin kontrata me nga 40.000 mijë e sa marka ...!  Mirë është ta dimë cilët ishin ata, ju shokët e tyre i dini e duhet ti tregoni...!

- Trajnerët, dhanë kontribut jashtëzakonisht të madh në punën e tyre. Gati të gjithë ishin në emision- gratis, por kishte edhe prej tyre përfitues.

- Referët u rrahën e u maltretuan, po që besa edhe u likuiduan nga policia. Shumë prej tyre ishin vullnetar nuk u paguan për referim? E pat të tillë besa edhe që përfituan dhe malverzuan e shantazhuan për interesa personale... Kush ishin ata...?”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat