Trajneri i Legias flet për shqiptarin

Futboll

Trajneri i Legias flet për shqiptarin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:02
Trajneri i Legias flet për shqiptarin

Ernest Muçi është drejt mbërritjes te Legia e Varshavës, ndërsa ajo që mungon është vetëm zyrtarizimi i tij me kampionët e Polonisë. Mediat në këtë vend e quajnë të mbyllur arritjen e marrëveshjes me Tiranën, për të blerë përfundimisht kartonin e shumëkërkuar në futbollin shqiptar.

Por teksa jemi ende në pritje të detajeve dhe zhvillimeve të reja, trajneri i Legias, Czeslaë Michniewicz, ka folur për Ernest Muçin. Një tjetër konfirmim këtu se këtë herë nuk bëhet fjalë për thashetheme mediatike, por kalimi i lojtarit të Tiranës duket i sigurt drejt Polonisë, shkruan "sport ekpres" nga Tirana.

Teksa gazetarët e pyesin nëse Muçi do të cilësohet si një mbyllje ideale për merkaton e janarit, trajneri i ekipit polak është shprehur: “Nuk do të doja të flisja për një lojtar që nuk është ende lojtari ynë. Unë e njoh klasin e këtij futbollisti. Kam parë disa pjesë nga ndeshjet e tij në Superiore.

Sigurisht që është lojtar shumë i mirë, por nuk do të doja që të flisja më tepër, pasi nuk është ende pjesë e jona sot”, ka thënë Michniewicz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat