Spikat beteja në "Selman Stërmasi"

Futboll

Spikat beteja në "Selman Stërmasi"

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:29
Spikat beteja në "Selman Stërmasi"

Për shkak të motit të keq Kategoria Superiore nuk mundi të zbresë në fushë në mesjavë, me FSHF, që vendosi shtyrjen për disa ditë. Sot topi rrokulliset sërish dhe luhen tre beteja.

Të gjitha nisin në orën 13:00, teksa Tirana-Teuta është sfida e zjarrit për sot. Të dyjave skuadrave u duhet vetëm fitorja. Bardhebluve për të mbajtur gjallë mundësinë e kualifikimit në Europa League, ndërsa Teuta për të qëndruar në garë për titullin.

Ndërkohë, Laçi, që vjen pas një fitoreje ndaj Bylisit, por me shumë bujë pas saj për shkak të atij sherri, që u pasua nga dënimi i Nwabueze (10 ndeshje), pret Kastriotin në një ndeshje mes dy skuadrash agresive dhe kërkuese.

Ka luftë edhe në fundin e tabelës, aty ku ndeshen Apolonia dhe Bylis. Ballshiotët renditen të fundit, por një fitore në ndeshjen e sotme, i ngjit sipër skuadrës fierake. Këta të fundit javëve të fundit kanë treguar se janë pjekur dhe dinë të bëjnë edhe dëme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat