Ish ylli i Realit në gjyq me akuzat e pornografisë së fëmijëve

Futboll

Ish ylli i Realit në gjyq me akuzat e pornografisë së fëmijëve

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Christoph Metzelder

Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Gjermanisë, Christoph Metzelder do të përballet me gjyqin pasi u akuzua për posedimin dhe shpërndarjen e imazheve pornografike të fëmijëve.

40-vjeçari fillimisht u akuzua shtatorin e kaluar në një seancë gjyqësore në Dyseldorf dhe tani do të shkojë para një gjykatësi të gjykatës së rrethit me 29 Prill 2021.

Sipas raporteve nga mediat gjermane, Bild dhe Der Spiegel në atë kohë, Metzelder pranoi akuzën se ai kishte poseduar 297 imazhe pornografike pasi ishte lëshuar një urdhër kërkimi policor, gjatë së cilës iu sekuestruan telefoni celular dhe një kompjuter.

Pos kësaj, ish lojtari i Schalke 04 dhe Borussia Dortmund, akuzohet për ndarjen e imazheve me tre gra përmes platformës, ‘WhatsApp’.

Raportet lokale sugjerojnë se gjyqi do të zgjasë rreth dy javë, kurse dënimi do vendoset me 10 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat