Zyrtarët e Juventus konfirmojnë risi të reja brenda klubit

Futboll

Zyrtarët e Juventus konfirmojnë risi të reja brenda klubit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:43
Zyrtarët e Juventus konfirmojnë risi të reja brenda klubit

Juventus ka konfirmuar se klubi i tyre do të paraqitet në një dokumentar në Amazon Prime të emëruar “Gjithçka ose asgjë”, apo ndryshe “All or Nothing”.

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Juventus veçse ka filluar të bëjë xhirimet duke ndjekur hapat e Manchester City, Tottenham dhe Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, Zonja e Vjetër ka konfirmuar se janë duke bërë një dokumentar në të cilën përfshihen prapaskenat me trajnerin e ri Andrea Pirlon.

Zyrtarët e lartë të Juventusit konfirmuan se një gjë e tillë do të ndodhë dhe kanë shprehur kënaqësi mbi një projekt të tillë.

“Ne po shikojmë përpara që t’i tregojmë gjithë botës se kush është Juventusi në të vërtetë, përmes serisë së re “All Or Nothing”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat