​Këto janë disa nga frazat epike të Zlatan Ibrahimoviçit gjatë karrierës së tij

Futboll

​Këto janë disa nga frazat epike të Zlatan Ibrahimoviçit gjatë karrierës së tij

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:04
Zlatan Ibrahimoviçi

Zlatan Ibrahimovic ka qenë gjithmonë shumë kontradiktor me deklaratat e tij qesharake ose me disa komente shumë arrogante. I njohur për të qenë sa egoist aq edhe i jashtëzakonshëm në fushë, sulmuesi 39 vjeçar suedez ka shqiptuar shumë fraza në karrierën e tij.

Disa prej tyre kanë ngjallur shumë reagime nga personat e atakuar dhe më poshtë do t’i rikujtojmë disa prej tyre.

Në një rast, ai u takua me Arsene Wenger, i cili i dha fanellën e Arsenalit, me numrin 9 dhe emrin e tij. Ai ishte aq i kënaqur saqë edhe pozoi për një foto me të. Por trajneri kurrë nuk bëri një ofertë serioze për suedezin, ai i tha se dëshironte të shihte sa i mirë ishte dhe çfarë lloj lojtari mund të bëhej. Përgjigja e tij ishte: "Zlatani nuk bën sprova".

Jeta e tij private ishte gjithmonë mjaft misterioze, por një ditë ai u pyet se cila ishte, sipas mendimit të tij, gruaja më e bukur në botë. Përgjigja e tij ishte: "Nuk e di, por kur ta gjej, do të dal me të".

"Ashtu si vera, unë bëhem më i mirë me kalimin e viteve", tha Ibra ai për evolucionin e tij si futbollist.

Pasi një reporter e pyeti se cila ishte dhurata e përvjetorit që ai do t'i bënte gruas së tij. "Asgjë, ajo tashmë e ka Zlatanin", tha ai.

"Unë nuk njoh asnjë lojtar në kampionatin francez, por ata të gjithë e dinë kush jam", ai e përmendi këtë me mbërritjen e tij në Ligue 1 në Francë në vitin 2012.

Por një nga frazat e tij më të famshme u tha kur vendi i tij nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2014:

"Një Kupë Bote pa mua nuk ia vlen të shikohet, kështu që nuk duhet të presësh që të vijë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat