Trajneri i Shkëndijes: Dëshironim fitoren, por Renova duke ndjerë presionin dha gjithçka

Futboll

Trajneri i Shkëndijes: Dëshironim fitoren, por Renova duke ndjerë presionin dha gjithçka

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:09
Trajneri i Shkëndijes: Dëshironim fitoren, por Renova duke ndjerë presionin dha gjithçka

Shkëndija e mbyll si lidere edhe fazën e dytë të garave në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe në fazën e tretë vendimtare futen me 7-të pikë para Shkupit të vendit të dytë.

Kuqezinjtë në kuadër të xhiros së 22-të nuk shkuan përtej barazimit 0:0 me Renovën, mirëpo edhe me një pikë kemi ritur diferencën ndaj vendit të dytë, duke përfituar nga humbja e Shkupit në sfidën me Rabotniçkin.

Ernest Gjoka, trajner i Shkëndijes nga Tetova, tha: “Nuk mendoj se Renova në pjesën e parë ishte në epërsi, ata bënë më shumë presion, por rastet për gol ne i kishim më shumë.

Sigurisht pritej diçka e tillë nga kjo ndeshje, se Renova do kërkonte maksimumin duke i’u dashur pikët, por ndërkohë edhe ne duhet ndoshta të jepnim më shumë për të shënuar gol, sepse mendoj se vetëm goli na mungoi në kushte kur mendoj se skuadra dha të mirën e saj, u bënë detyrat në dy fazat e lojës, si sulm ashtu edhe në mbrojtje ishim të qartë. Por duhet të jemi akoma më egoistë para portës dhe të shënojmë golin”.

Gjoka nuk shqetësohet:  “Nuk është çështje që më shqetëson fakti që nuk shënojmë tashmë dy ndeshje me radhë, mendoj se ne e kemi potencialin për të shënuar golin, por duhet të jemi akoma më agresiv para portës që të arrijmë të shënojmë nga rastet që kemi.

Edhe sot patëm raste për të shënuar gol, por ndoshta mungoi fati i futbollistëve për të shënuar. Gjithsesi, sot ka mbaruar faza e dytë, kampionati bëhet akoma edhe më i egër, duhet të jemi akoma më të kujdesshëm, të vëmendshëm, të përqendruar. Në dy ndeshjet e fundit ndoshta edhe skuadra ka ndjerë presion në sensin e të qenurit në vendin e parë dhe vendi i parë ka presionin e vet sigurisht.

Ndoshta edhe kjo mund të ketë qenë një lloj hutie dhe problem të sulmuesit tanë. Por unë kam besim që ne kemi potencialin për të shënuar gol dhe për të ec përpara, të vazhdojmë dhe të shkojmë drejt asaj rruge që ne i jemi përcaktuar prej fillimit të kampionatit”.

Më tej tha:  “Barazimin me Rabotniçkin nuk duhet ta shohim si humbje, por edhe këtë sot sepse kampionati është i tillë. Jo gjithmonë duhet të fitojmë, duhet të fitojmë dhe duhet të fitojmë.

Ne patjetër se e kërkojmë fitoren, por edhe kundërshtarët janë ato që të japin mundësinë të fitosh apo ta vështirësojnë ndeshjen.

Kështu që ne i dimë vështirësitë, e dimë edhe Rabotniçkin, thash që të mërkurën se ata janë ekip shumë i mirë, ekip që na vuri në vështirësi duke mos na lejuar të organizojmë lojën tonë. Kështu që e rëndësishme është që treni jonë mos ndalet, të ecë dhe të vazhdojë të ecë deri në arritjen e objektivit që kemi.

Fitojmë apo barazojmë, kjo është çështje e përkohëshme, sepse të themi se ne kemi sulmuesit më të mirë në Maqedoni dhe nuk shënojnë dy javë, absolutisht në ndeshjet e ardhshme ato do të shënojnë dhe do ta lirojnë skuadrën.

Por shumë e rëndësishme është që të vazhdojmë rrugën dhe të përqendrohemi drejt objektivit që ne kemi marrë përsipër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat