Limani zbulon se Drita ka premio për fitore ndaj Gjilanit

Futboll

Limani zbulon se Drita ka premio për fitore ndaj Gjilanit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 23:02
Limani zbulon se Drita ka premio për fitore ndaj Gjilanit

Ndeshja kryesore e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll padyshim se do të jetë në Anamoravë, atje ku dy rivalët e përbetuar lokal Drita dhe Gjilani do të përballen nesër (e enjte).

Pavarësisht formës së skuadrave dhe ecurisë së tyre në këtë derbi nuk mund të cilësohet asnjë skuadër favorit.

Për këtë ndeshje ka folur edhe mbrojtës i Dritës, Ardian Limani, i cili tha se Drita luan vetëm për fitore për arsyen se rezultati tjetër nuk ju konvenon.

“Në në këtë ndeshje do të hyjmë për fitore, pasi kemi marrë dy radhazi dhe mendojmë të vazhdojmë më këtë ecuri pozitive.

Por do të jetë një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh rivalitetin që kemi mes nesh, pasi nuk shikohet as pozita tabelare dhe as forma momentale. Ne kemi bërë përgatitjet të gjitha përgatitjet dhe do të hyjmë vetëm për fitore, pasi nuk na konvenon asnjë rezultat tjetër”, tha Limani për “ATV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat