Bastet e paligjshme, pezullohet futbollisti i skuadrës së njohur Europiane

Futboll

Bastet e paligjshme, pezullohet futbollisti i skuadrës së njohur Europiane

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:53
Bastet e paligjshme, pezullohet futbollisti i skuadrës së njohur Europiane

Një lojtar i klubit të futbollit AZ Alkmar në Holandë, është pezulluar nga Komiteti Sportiv Holandez për dy ndeshje për shkak se dyshohet se ka vënë baste të paligjshme.

Mediat vendase bëjnë me dije se lojtari i Alkmarit, emri i të cilit nuk bëhet publik, s’ka vënë bast ndeshjet në të cilat ai vetë ka marrë pjesë, por skuadra të tjera.

Kjo është arsyeja pse komiteti e ka përjashtuar çështjen e fiksimit të ndeshjeve . 

“Nuk ka prova në këtë rast për ndikimin e paligjshëm të fiksimit të ndeshjeve,” tha komiteti. Në një përgjigje ndaj vendimit, klubi thotë se lojtari ka treguar se “pendohet” për çështjen dhe se që jo të gjithë lojtarët i dinë rregulloret në lidhje me lojërat e fatit.

Nuk dihet se si çështja u bë e njohur për federatën por thuhet se janë marrë sinjale sezonin e kaluar për një shkelje të mundshme të rregulloreve. Më pas, prokurori profesionist i futbollit urdhëroi komitetit të hapte një hetim.

Në fillim të këtij viti, futbollisti anglez Kieran Tripier u pezullua për dhjetë javë nga Shoqata e Futbollit Anglez për shkeljen e rregullave të basteve. Ai thuhet se i kishte thënë një anëtari të familjes për transferimin e tij nga Totenhemi tek Atletiko Madrid dy vjet më parë. Anëtari i familjes më pas vendosi para për të përmes një faqe bastesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat